Kryeministri Albin Kurti e ka uruar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristjan Mickoskin për pranimin e pozitës së re.
Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientim në NATO, bashkëpunim rajonal dhe integrim në Bashkim Evropian.
“Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shtuar Kurti.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota “për” dhe 22 “kundër” kanë votuar për Qeverinë e re, kryetar i së cilës do të jetë Mickoski.
Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM”.