Arbëri

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën

Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, do të qëndrojë të hënën në Kosovë.

Ajo do të pritet nga homologu i saj, Glauk Konjufca, nga ora 11:00.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendi, pas takimit Konjuca dhe Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Pas takimit, në orën 12:00 kryetarët Glauk Konjufca dhe Urška Klakočar Zupančič do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Pas Konjufcës ajo pritet të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani. 

“Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit”, thuhet në  njoftimin e Presidencës.