Arbëri

Kryetari i Zubin-Potokut s’do të votojë: Jam i preferuar nga shumica e qytetarëve

Izmir Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nuk do të dalë të votojë.

Sipas tij, shumica e qytetarëve nuk janë për largimin e tij. 

“Deri tash nuk ka ndonjë përgjigje të qytetarëve për këtë lloj votimi. Deri tash gjithçka po shkon në rregull. Përgjigja është shumë e vogël”, ka thënë ai duke shtuar se çdokush është i lirë të votojë. 

Zeqiri ka shtuar se votimi i sotëm është mundim për qytetarët, teksa është shprehur se qytetarët e duan atë si kryetar. 

“E kam parë se nga pjesa e madhe e qytetarëve edhe si kryetar e si kabinet jam i pranueshëm, jam i preferuar, nuk ka ndonjë kundërshtim tani, në përjashtim në fillim që grupet kriminale i detyronin të protestonin. Situata ka ndryshuar”. 

Edhe pse qendrat e votimit janë hapur me kohë, interesimi i qytetarëve për të votuar për apo kundër largimit të kryetarëve të katër komunave në veri ka qenë shumë i ulët.

Rreth tri orë nga hapja e vendvotimeve, në komunën e Zubin-Potokut raportohet se kanë votuar vetëm katër qytetarë.

Lexo përditësimet tjera
Votimi per shkarkim te kryetareve

Dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në veri

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se s’ka kaluar procesi për shkarkimin...