Në Komisionin për Mbrojte dhe Siguri, Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kosovës, e ka falënderuar shtetin e Bullgarisë për kontributin që po jep në misionin e NATO-s në Kosovë.
”Dërgimi i me shumë trupave të Bullgarisë në kuadër të misionit të KFOR-it është rrjedhoje në bazë të ndonjë analize të çështjeve të sigurisë, sidomos duke marrë për bazë influencën e Rusisë ne regjion, në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës po punojnë me KFOR-in për avancimin e vlerave të përbashkëta që NATO ka.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision, por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draftraporte edhe për Kosovën. /RTK