Arbëri

Kryeparlamentari Konjufca do të takojë ish-presidentin Thaçi

hashim thaci, glauk konjufca, ermir bujupaj, gjykata speciale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë nga Gjykata Speciale, do të takohen me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë të ditur burime të KOHËS të enjten mbrëma.

Vizita e Konjufcës ende nuk është konfirmuar nga Haga, por KOHA mëson se Konjufca do të udhëtojë drejt Holandës më 18 qershor të këtij viti.

Ndryshe nga Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, marsin e sivjetmë nuk kishte arritur të takohej me ish-presidentin Hashim Thaçi, e as me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, pasi ata nuk kishin pranuar.