Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Takimi ka qenë i hapur për mediat vetëm në fillim.
Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen Donika Gërvallën, me të cilën mbajtën konferencë për shtyp.
Ndërsa pas takimit me presidenten, kryediplomati turk është pritur edhe nga kryeministri Albin Kurti.