Arbëri

Kreu i EULEX-it reagon pasi nuk kaloi në Kuvend raporti i vitit 2022 i Avokatit të Popullit

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano

Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pasi të premten në Kuvend nuk ka kaluar raporti vjetor për vitin 2022 i institucionit të Avokatit të Popullit. 

Barbano në një postim në platformën “X” ka thënë se një diskutim me kohë dhe i plotë i gjitha raporteve vjetore të Avokatit të Popullit nga gjitha institucionet relevante mbetet thelbësore për ta promovuar respektimin më të madh të të drejtave të njeriut për përfitim të gjithë qytetarëve në Kosovë. 

“Kam marrë shënim për refuzimin e raportit vjetor të vitit 2022 të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Kosovës. Siç është evidente për të gjithë, Avokati i Popullit është institucion kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Një diskutim me kohë dhe i plotë i raporteve të tij vjetore nga të gjitha institucionet relevante mbetet thelbësor për ta promovuar respektimin më të madh të standardeve të të drejtave të njeriut për të mirën e të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar Barbano në “X”.