Arbëri

Krasniqi: 14 prilli duhet të quhet dita e forcës

Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Dita memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Foto: Driton Paçarada

14 prilli është konsideruar si ditë që mbetet në historinë e Kosovës, në ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se kërkohet drejtësi, rehabilitim dhe shërim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Është pikërisht kjo ditë kur në vitin 2019 kur Vasfije Krasniqi shkoi në vendin e krimit. Pa dyshim që është shumë e rëndësishme është që kjo ditë të mbetet ditë në historinë e Kosovës që historia të shkruhet me plagët e luftës. Kërkojnë drejtësi, rehabilitim dhe shërim”, ka thënë ajo. 

Ndërsa Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka thënë se 14 prilli për të quhet dita e forcës.

“Është ditë shumë e trishtueshme për mua. Duhet të quhet si dita e forcës. Dëshiroj që të na përkrahni edhe 14 prill po edhe në ditët tjera, viktimat janë edhe në familjet tuaja, pavarësisht që ju nuk e dini”, është shprehur ajo.