Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka njoftuar se deri të enjten janë numëruar votat e kandidatëve për deputetë në 386 vendvotime.
Gjithsej janë 2533 vendvotime.
“Nga të dhënat që kemi pranuar nga qendrat komunale të numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në qendrat komunale të numërimit (QKN) në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug.
KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar në disa qendra.
“Mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit. Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë. Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave: 11 shkurt 2025 - Prishtinë, Lipjan dhe Obiliq; 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Viti, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.