Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar fletëvotimin e tretë për pyetjen “A pajtoheni që kandidati të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës së X”, e edhe e ka zgjatur për dy ditë kohën për aplikim të votuesve jashtë vendit.
Pika e parë u miratua me 7 vota për e 3 abstenime, derisa e dyta me 8 vota pro e dy kundër.
Anëtarët e KQZ-së po mbajnë mbledhje për të shqyrtuar edhe dizajnin e fletëvotimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarët të komunave veriore.