Arbëri

KQZ-ja publikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ

KQZ (ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka publikuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të 2025-s.

KQZ-ja bërë me dije se numri i qendrave të votimit është 941, ku nga një qendër për komunë do të jetë për votim me kusht. Lista është publikuar edhe në uebfaqen e Komisionit Qendror.

Gjithashtu, shtetasit me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e votimit e tyre në platformën e KQZ-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht”, thuhet në njoftim.