Arbëri

KPK-ja për deklaratën e Kurtit “unë guxoj t’ju them s’po vij”: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

KPK

Foto: Driton Paçarada

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore. 

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale, në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka theksuar Hajdari në konferencën e mbajtur të hënën. 

Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokuroria për intervistim dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij. 

Të dielën në podcastin “Rrjedha” që transmetohet në KTV, Kurti ka thënë se “prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.