Nexhmedin Loku ka bërë të martën homazhe te varret e dy vëllezërve në varrezat e viktimave të masakrës së 24 marsit 1999 në fshatin Kotlinë të Kaçanikut.
Ibushi ishte nëntëmbëdhjetë vjeç e Naseri shtatëmbëdhjetë kur forcat serbe i mblodhën dhe i torturuan bashkë 20 banorë të fshatit. Shumicën e prej tyre i hodhën të gjallë në dy puset e thata mbi fshat para se t’i hidhnin me eksploziv në erë, shkruan KOHA.
“Me të thanë të drejtën, ky përvjetor ishte më i qetë dhe e përjetuam dhimbjen edhe më fort, dhe ishim më krenarë”, ka thënë Nexhmedin Loku, duke treguar se për shkak të masave të jashtëzakonshme me të cilat po përballet vendi si pasojë e koronavirusit, Kotlina nuk kishte organizuar ceremoni zyrtare për të kujtuar dëshmorët dhe martirët.
“Edhe folëm pak te varrezat me vëllezërit më shtruar se ishte qetë, për shkak se nuk kishte organizim, ku folësit i përsërisin fjalët e njëjta në çdo përvjetor”, ka thënë Loku, i cili vjet kishte kritikuar publikisht mënyrën e organizimit të përvjetorit të masakrës. “Sot nuk kishte fjalime dhe nuk e patëm hallin e pushtetarëve që flasin për vuajtjen tonë, por pas shpine shkelin gjakun e të dashurve tanë”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.