Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se për muajin maj të 2024-s, vlera e kredive të reja arriti në 232.94 milionë euro, e 56.24 milionë euro është vlera e depozitave të reja.
Në raportin e publikuar të hënën, BQK-ja bëri të ditur se 5.22 miliardë është vlera e kredive bruto, 6.14 norma e interesit në kredi.
Ky institucion theksoi se raporti kredi-depozita për muajin maj ishte në nivelin 96.08 për qind, e margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.65 për qind.
“Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 890.34 milionë euro. Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 232.94 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 56.24 milionë euro. Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.48%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.14%”, thuhet në njoftimin për media.