Arbëri

Kosova e voton të enjten Komisionin Shtetëror që synon krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Serbinë

Me shumë optimizëm ka folur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, rreth nismës për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Kjo çështje do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës të enjten, fillimisht me themelimin e Komisionit shtetëror për Tribunalin, raporton KTV.

Sipas tij, ky proces mund të zgjasë, por kryerësit e krimeve duhet të japin përgjegjësi.

Për themelimin e këtij Tribunali, Veseli pret përkrahje edhe ndërkombëtare.

Kreu i Kuvendit, ka thënë se ndaj atyre që kryen krime, do të ngrihen aktakuza nga Prokuroria e Kosovës.

Në seancën e së enjtes, do të jetë në rend dite edhe draft-rezoluta e miratuar nga Komisioni ad-hoc për gjenocidin serb në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ish-Tjegullorja në Prishtinë mund të jetë një nga lokacionet e mundshme për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit në Kosovë.

Ndërkaq, për krizën në Telekomin e Kosovës, deputetët do të diskutojnë të martën në një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë është thirrur nga partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK.