Arbëri

Kosova, e treta për numrin e të huajve që kanë kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri

Kosova renditet e treta për numrin e të huajve rezidentë që kanë kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), të huajt me origjinë nga Kosova janë 1.869 banorë, duke shënuar një rritje me 21,2%, krahasuar me 2020.

Në vend të parë është Irani me 2.586 banorë dhe pas tij vjen Italia me 2.324 banorë.

Të huajt me origjinë nga Kosova, kryesohen nga arsyet për punësim (42,3%) dhe arsyet për bashkim familjar (29,1%).

Në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.921 banorë, duke pësuar rritje me 9,6%, krahasuar me 2020.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020.

Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8.812 banorë dhe përbëjnë 59,1% të të huajve gjithsej kundrejt 56,8% që përbënin në 2020.

Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47,7%.

Në vitin 2021 janë evidentuar 10.062 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë ku pjesën më të madhe të tyre e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67%.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 është 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020.

Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 42,2% të aplikimeve gjithsej, në 2021.

Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri, sipas vendit të origjinës, në 2021 kryesohen nga vendet e Evropës, duke zënë 59,1 % të të huajve rezidentë gjithsej.

Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 10.062 persona në 2021, kundrejt 18.835 personave në 2020.

Ndërkohë që Kosova mban vendin e katërt të shtetasve të huaj për sa i përket martesave në Shqipëri.

Në vend të parë renditet Egjipti me 77% të kërkesave për leje qëndrimi për bashkim familjar, i ndjekur nga Turqia me 69.2%, Italia me 61.7% dhe Kosova me 29.1%.