Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur alarmante rënien e Kosovën në pozitën e 75-të në Indeksin për lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij.
“Kosova shënon regres alarmant për 19 vende në Indeksin e Reporterëve pa Kufij”, ka shkruar AGK pasuar me gjetjet e raportit të kësaj organizate.
Në raportin e organizatës janë dhënë një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së shtypit në vend. Aty është thënë se “gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike”. Përmend se Qeveria e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK, me zgjedhjen e “një aleati të afërt të partisë në pushtet” për drejtor.
Po ashtu, thuhet se sulmet kundër gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Prishtinës dhe Beogradit.