Arbëri

Konjufca tejkalon numrin e 200.000 votave

Glauk Konjufca

Numrit dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i janë shtuar edhe 5.463 vota pas numërimit të 92.58 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave të enjten. Konjufca, që ishte i dyti në listën e kandidatëve për deputetë nga LVV-ja, deri më tani i ka 204.599 vota.

I pari për kah numri i votave në këtë listë është kandidati për kryeministër, Albin Kurti. Deri më tani ai i ka 266.798 vota.

Ende s’janë numëruar votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Lexo përditësimet tjera
numërimi i votave

Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.Votat për...