Arbëri

Konjufca shkarkon këshilltarin Drilon Gashi

Drilon Gashi është shkarkuar të hënën nga pozita e këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Këtë e konfirmuan shkurtimisht Gashi dhe shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Po, është e vërtetë, më ka liruar shefi nga detyra”, i tha Gashi KOHËS.

Për Gashin është raportuar ditëve të fundit se e kishte rrahur bashkëshorten e tij vite me parë, për të cilën ishte dënuar nga gjykata me vërejtje gjyqësore.

Para kësaj pozite, Gashi ka qenë imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).