Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë të cilit atij i është dorëzuar Raporti i Vendit për vitin 2024 për Kosovën.
Konjufca tha se raporti do të ketë rol orientues për punën e Kuvendit të Kosovës.
“Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen. Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë. Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim”, thuhet nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.