Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka thënë se dhunimet e rreth 20 mijë grave gjatë luftës janë dëshmi e dhimbshme e Kosovës.
Ai ka deklaruar se gratë e dhunuara gjatë luftës edhe sot e kësaj dite përballen me dhimbje dhe stigmë.
“Kurajo e forca e këtij krimi për ta ngritur zërin dhe zbardhur të vërtetën është një frymëzim i jashtëzakonshëm për ne. Ato përveç me dhimbjen përballën edhe me stigmën. Iniciativa e presidentes Osmani për thelëmonin e qendrës së ekselencës është një moment shumë i rëndësishëm për implementimin e zotimeve që kemi marrë ne nga Samiti për Demokraci. Për mua është e rëndësishme që të theksoj faktin që Kuvendi është hapësira e duhur për ngrirjen e zërit dhe kauzave për barazi gjinore për pjesëmarrjen e grave për ta implementuar demokracinë”, ka thënë ai.