Arbëri

Konjufca: 28 Nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se 28 Nëntori është dita më përbashkuese e popullit dhe kombit shqiptar.

Konjufca të enjten paradite vizitoi Prekazin.

“Ashtu sikurse çdo 28 Nëntor, edhe këtë 28 Nëntor erdhëm në Prekazin legjendar, për t’u përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar daljen e parë publike të UÇK-së si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita më përbashkuese e popullit dhe kombit shqiptar. Gëzuar të gjithë shqiptarëve. E festofshim gjithmonë këtë ditë krenar dhe të lirë”, ka thënë kryekuvendari.

Lexo përditësimet tjera
Prekazi

Kurti uron 28 Nëntorin me projektin e kompleksit “Adem Jashari”

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë, me projektin i cili do të...