Arbëri

Konferenca e Sigurisë në Beograd nis me pamjet e sulmit në Banjskë

Sulmi në Banjskë

Konferenca e Sigurisë e organizuar nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë është hapur të hënën me pamjet e sulmit serb në Banjskë të Zveçanit.

Konferenca që po zhvillohet në Beograd mban titullin “Në mbrojtje të njerëzimit”, ku në panelin e parë do të diskutohet për zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian.

Për dialogun Kosovë-Serbi, planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe konfliktet në Lindje të Mesme e sigurinë kibernetike pritet të flasin mbi 70 folës në 16 panele me mbi 50 pjesëmarrës.

Në hyrje u shfaq edhe pamja e dhunës së protestuesve serbë në veri të vendit gjatë vitit të kaluar.

Në mesin e panelistëve në ditën e parë është edhe ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Mogherini s’pret që me Trumpin të ndërrojë politika e SHBA-së në Evropë

5 muaj më parë / 18 nën 2024 18:46 Nga: Valbona Bytyqi
Federica Mogherini

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se nuk pret që zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të ketë ndikim të madh në rajon. Ajo ka thënë të hënën se edhe nën mandatin e parë të Trumpit, ka pasur vazhdimësi të politikës amerikane për përkrahjen e veprimeve të Bashkimit Evropian.

“Nuk mendoj që zgjedhjet në SHBA do të kenë ndikim të madh në rajon. Mund ta kem gabim, por e di shumë mirë që në rajon ka pasur qëndrime të ndryshme kur është fjala për fushatën amerikane por nuk mendoj që tradicionalisht edhe gjatë administratës së presidencës së parë të Trumpit ka pasur ndonjë vazhdimësi që është përkthyer në përkrahjen për veprimet e BE-së në rajon. Nuk mendoj që do të dalloj shumë edhe gjatë administratës së dytë të Trumpit. Nuk mendoj që do të ketë ndikim të madh”, ka deklaruar Mogherini.

Ajo ka shtuar në Konferencën e Sigurisë në Beograd se politikat e Trumpit mund të shërbejnë si përshpejtuese të prezencës së BE-së dhe rivitalizimit të dialogut.

“Mund të ketë ndikim në terme të tjera mund të shërbejë si një përshpejtues i prezencës së BE-së dhe me shpresë të procesit të anëtarësimit të shteteve kandidate, përfshirë këtu me shpresën edhe rivitalizimin e dialogut. Mund të ndodhë me lidershipin e ri të BE-së. Shpresoj që kjo do të japë një impuls të ri për zhvillime pozitive në dialog”, ka thënë Mohgherini.