Arbëri

Komuna miraton rregulloren ku parashihet shtrenjtimi i faturës së mbeturinave

Me 29 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunat i Prishtinës ka kaluar rregulloren e re për miratimin e rregullores se re për menaxhimin e mbeturinave.

Bazuar në këtë rregullore, parashihet edhe ngritja e çmimit të faturës së mbeturinave në kryeqytet nga 4.07 në 6.20 euro.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendimin në mbledhjen e mbajtur të enjten. 

Kryeshefi i ndërmarrjes "Pastrimi", Petrit Reçica, pati thënë që është shumë e nevojshme ngritja e tarifave për shkak të përmirësimit të gjendjes së brendshme të ndërmarrjes.