Arbëri

Komuna e Rahovecit reagon për ndërprerjet e energjisë elektrike

Komuna e Rahovecit ka thënë se ditëve të fundit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, pa paralajmërim.

Siç thuhet në reagim të komunës, si pasojë e kësaj po ka edhe vështirësi në furnizim me ujë në disa vendbanime, e po ashtu telashe në komunikacion.

Nga komuna i kanë bërë thirrje KEDS-it, të “jenë më të përgjegjshëm’.

“Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike, pa paralajmërim. Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime. Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik. Tani kanë filluar të vijnë bashkëatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj ? ?ë??ë ??????? ????-??, të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”, thuhet në reagimin e Komunës së Rahovecit.