Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është miratuar vendimi për përcaktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit.
Sipas njoftimit të komunës, ky çmim është 120 euro në vit për person dhe mund të përdoret pakufi në të gjitha linjat e autobusëve.
“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.
Nga 1 janari i këtij viti, komuna njoftoi se operatorët privatë të transportit do të operojnë me të njëjtat kushte si "Trafiku Urban".