Komuna e Prishtinës i ka apeluar qytetarët që të mos hedhin mbeturina në puseta, për shkak se kjo po shkakton bllokime dhe probleme serioze.
Komuna ka njoftuar të dielën në Facebook se ekipet janë në terren dhe po i pastrojnë pusetat, derisa njoftoi se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po e monitoron situatën “për të parandaluar çdo problem të mundshëm nga vërshimet”.
“Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike janë vazhdimisht në terren, duke punuar për pastrimin e ujëmbledhësve (pusetave). ë të njëjtën kohë, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë duke monitoruar situatën për të parandaluar çdo problem të mundshëm nga vërshimet. Ju lutemi, mos hidhni mbeturina në ujëmbledhës (puseta), pasi kjo mund të shkaktojë bllokime dhe probleme serioze”, thuhet në njoftim.
Reshje të dendura shiu ka pasur gjatë së dielës në kryeqytet.