Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka përfunduar turneun e informimit të Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel.
Në konferencën e sotme, Ulutash e ka informuar Komitetin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
“Ai e ka përditësuar Komisionin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, dhe mbi rolin e vazhdueshëm kyç të KFOR-it në kontributin për mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Konferenca e sotme ishte pjesë e një vizite dy-ditore të gjeneralmajorit Ulutash, e cila përfshinte informimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe partnerët operativë, si dhe takime me ushtruesin e detyrës së zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer", thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ulutash do ta përfundojë mandatin e tij më 11 tetor. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani.