Arbëri

Komandanti i KFOR-it takon Maqedoncin e Jasharin, rithekson rëndësinë e koordinimit

Barduani & Maqedonci

Barduani & Maqedonci

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, të premten ka riktheksuar rëndësinë e koordinimit me autoritetet e sigurisë së Kosovës në dobi të ruajtjes së një mjedisi të sigurt në një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Barduani zhvilloi takime të ndara me Maqedoncin e Jasharin

“Gjatë takimeve të tij, komandanti i KFOR-it nënvizoi bashkëpunimin e mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ritheksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Barduani & Jashari

Siç thotë njoftimi, Barduani pohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit afatgjatë në Kombet e Bashkuara për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, duke vepruar si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesi i parë dhe i dytë, respektivisht”.

Barduani, gjeneral italian, zëvendësoi në pozitën e komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutashin. Mori detyrën para dy javësh.