Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i në Facebook thuhet se Barduani ka ndarë pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe ka nënvizuar përpjekjet e KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
Vizita ka vazhduar për në Urën e Ibrit, ku gjenerallejtënant Scott është takuar me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Ata kanë shkuar edhe në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe më pas në Manastirin e Deçanit, ku kanë takuar igumenin, Sava Janjiq.