Arbëri

KOHA padit Faruk Mujkën për shpifje dhe fyerje

Logo Koha

Grupi Koha ka paditur shefin e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” për fyerje dhe shpifje. 

Padia është ngritur të premten në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga zyra e avokatisë Koci&Vokshi, që e përfaqëson Grupin KOHA. 

Grupi KOHA ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka bëri ndaj KTV-së dhe autores së emisionit “Konfront”, Mimoza Koprani-Muçaj, në fillim të këtij muaji.
Teksa transmetohej intervista në KTV me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të mërkurën mbrëma, zyrtari i partisë në pushtet përmes një postimi në rrjetet sociale kritikoi pyetjet që shtroi Koprani–Muçaj, duke e krahasuar KTV-në dhe autoren e këtij mediumi me mediet e kontrolluara të Rusisë, “Sputnik” dhe “Rusia Today”.

Mujkës i kanë penguar pyetjet rreth kostos së riparimit të kanalit të “Ibër-Lepencit” dhe të kredibilitetit të tij.