Të dielën e 9 shkurtit, i gjithë ekipi i KOHËS do të jetë i përfshirë për programin gjithëditor që i kushtohet procesit të zgjedhjeve.
Me emisione live që nga orët e para të mëngjesit, me mysafirë të shumtë në studio, lidhje të drejtpërdrejta me gazetarë nga terreni, KOHA do të përcjellë në kohë reale e deri në orë të vona të natës të gjitha zhvillimet nga zgjedhjet.
E nga ora 19, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, KOHA do të dalë me projeksionin e saj për rezultatet e zgjedhjeve.