Arbëri

Koalicioni për Familje e konsideron të pabazuar vendimin e PZAP-së

koalicioni per familje

Foto: Driton Paçarada

Koalicioni për Familje e ka konsideruar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pa bazë ligjore. PZAP-ja e gjobiti me 4,500 euro këtë subjekt për shkak të shkeljet së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës elektorale. 

Eman Rrahmani, përfaqësues i koalicionit, ka thënë se vendimi i PZAP-së është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes.

"Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar", ka thënë Rrahmani, duke shtuar se paraqitjet e përfaqësuesve të Koalicionit janë në përputhje me vlerat e shoqërisë.  

Rrahmani theksoi se disa ligje po tentojnë të cenojnë angazhimin e qytetarëve që kundërshtojnë këto përpjekje, tutje duke bërë të ditur se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të kundërshtuar “çdo përpjekje për të ndaluar dhe ndryshuar normat që mbrojnë vlerat e familjes”. 

Organizata joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizim parashtroi ankesën në PZAP kundër subjektit me arsyetimin se kandidatët e tij kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI+.