Arbëri

Kica-Xhelili e Bajrami pas Abdixhikut në listën më të votuar të LDK-së

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku

Doarsa Kica-Xhelili dhe Hykmete Bajrami kanë marrë mbi 40 mijë vota si kandidate për deputete të Lidhjes Demokratike dhe janë renditur vetëm pas numrit një të listës, Lumir Abdixhiku.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga numërimi i 90.41 për qind të vendvotimeve, Abdixhiku ka marrë 109.202 vota, Kica-Xhelili 44.738 dhe Bajrami 41.796.

Rezultat pozitiv ka shënuar edhe Kujtim Shala me 37.886 vota, ndërsa edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka marrë 30.932 vota.

Në vendin e gjashtë është Anton Quni me 27.292 vota, ndjekur nga Lutfi Haziri me 27.260 vota, Jehona Lushaku me 22.122, Armend Zemaj me 19.341 dhe dhjetëshja përmbyllet me Imri Ahmetajn që ka marrë 18.397 vota.

Deputete pritet të bëhet edhe Marigona Geci që ka marrë 16.734 vota. Pas saj vjen Besian Mustafa me 15.905 vota, Ekrem Hyseni me 15.891, Fadil Hadërgjonaj me 15.638, Gazmend Muhaxheri me 15.300, Shkëmb Manaj me 13.760, Arben Gashi me 13.719, Krenar Xhaferi me 13.668, Paris Guri me 13.561 e Serbeze Muçaj me 12.900.

Sipas rezultateve preliminare, LDK-ja pritet t'i ketë 20 deputetë. 

Kandidatët më të votuar të LDK-së, sipas votave

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Votat për deputetë mund t’i gjeni: KËTU

Lexo përditësimet tjera
numërimi i votave

Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.Votat për...