Arbëri

KFOR-i vazhdon stërvitjet ushtarake në Kosovë

KFOR-i në Kosovë

Trupat e NATO-s në Kosovë po i vazhdojnë stërvitjet e rregullta ushtarake, derisa ushtarëve të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje iu ndanë distinktivë gjermanë.

Ata përfunduan një trajnim kualifikues që u mbajt në kampin Boondsteel, ka njoftuar KFOR-i të dielën.

Siç thuhet në njoftim, ushtarët demonstruan standarde të larta të aftësisë fizike, të gjuajtjes dhe të njohurive ushtarake.

“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë thelbësor për të mbrojtur standardet më të larta operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it, për t’i trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në komunikatën në Facebook.

Lexo edhe: 

KFOR-i ka përsëritur njoftimin se vazhdon të zbatojë mandatin e tij “për të kontribuuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.