Arbëri

KFOR-i nderon togën e kontingjentit shqiptar

KFOR-i nderon togën e kontingjentit shqiptar

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale në Perëndim, kolonel Rocco Mundo, e ka kryesuar ceremoninë e përfundimit të dislokimit të një toge të kontingjentit shqiptar.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ceremonia është mbajtur në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

Koloneli Mundo ka shprehur vlerësimin e tij për personelin shqiptar në largim, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë dërgimit të tyre. 

Tutje bëhet e ditur se ata u nderuan me medalje të NATO-s, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet e tyre të shkëlqyera.