Arbëri

KFOR-i letonez patrullon në Leposaviq

KFOR-i letonez

Ushtarët letonezë kanë kryer patrulla rutinë të hënën në Leposaviq, ka njoftuar KFOR-i.

Patrullat e ushtarëve të KFOR-it së Letonisë thuhet se janë përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.

KFOR-i ka publikuar pamje të patrullimit.