Arbëri

KFOR: E rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë

shpërthimi në Ibër-Lepenc

Pamje nga shpërthimi në Ibër-Lepenc

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të sillen para drejtësisë.

Në një komunikatë për media të shtunën, KFOR-i ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin-Potok, “i cili pati një ndikim të madh në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës”.

Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë. Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në reagim.

EULEX-i vlerëson veprimet e shpejta të Kosovës për ta menaxhuar shpërthimin në Ibër-Lepenc

4 muaj më parë / 30 nën 2024 15:08
Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka vlerësuar veprimet e shpejta të autoriteteve të Kosovës për ta menaxhuar në mënyrën më të mirë shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit të premten mbrëma.

Në një postim në “X”, Barbano ka thënë se sulmi në Ibër-Lepenc është i papranueshëm.

“Jam në vendin e sulmit të papranueshëm që ndodhi dje në kanalin Ibër-Lepenc – një pjesë kritike e infrastrukturës së Kosovës – në fshatin Varagë. Në përputhje me mandatin tonë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, monitoruesit e EULEX-it dhe Njësia e Formuar Policore kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën në vazhdim dhe pasojat e saj të mundshme. Unë vlerësoj veprimet e shpejta të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës për të menaxhuar në mënyrë efektive dëmin dhe për t'iu përgjigjur emergjencës, duke parandaluar kështu pasoja të mëtejshme për popullatën”, ka shkruar ai.