Arbëri

Këto lagje të Prishtinës të hënën do të mbesin disa orë pa ujë

Uji i pijshem

KRU Prishtina ka njoftuar se të hënën nga ora 11 deri në orën 16:00 do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinës. 

Do të preken si ato te rregulla “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe “Ulpiana” në Prishtinë. 

Ndalimi do të bëhet, siç ka thënë KRU Prishtinë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park. 

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë  të furnizimit me ujë në rrugën "Ndue Përlleshi", "Qëndresa", "Lagjja e Muhaxhirëve" dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, ka njoftuar KRU Prishtina.