Arbëri

Kërkohet nënkalim ose semafor në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet

Tollovitë që shkaktoheshin në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti”, bënë që Komuna e Prishtinës të vendosë semafor për këmbësorë dhe vetura.

Por, në hyrje të sheshit “Skënderbeu”, tollovitë që shkaktohen nga këmbësorët të cilët hyjnë në shesh janë të mëdha.

Ish-qeverisja komunale, ajo e udhëhequr nga LDK-ja, kishte planifikuar kalim nëntokësor me projektin e quajtur “Dodona”, raporton “038” i KTV-së.

Por, projekti ishte ndaluar nga kryetari Shpend Ahmeti, me ta marrë pushtetin për shkak të ndërrimit të pronës komunale me atë private, e ku përfshiheshin familjarë të ish-deputetit Hashim Deshishku.

Qytetarët thonë se Komuna duhet të paktën ta vendosë një semafor.

Të rrezikuar për kalim, shprehen këmbësorët.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se për këtë çështje nuk kanë biseduar me zyrtarë komunalë.