Deputetja britanike Alicia Kearns e ka konsideruar të padrejtë ndëshkimin e Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit dhe injorimin e sulmit të Banjskës në të njëjtën kohë nga Bashkimit Evropian.
Sipas saj, procesi i dialogimit ka nevojë për reforma urgjente.
Kearns nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka thënë se sikurse Mbretëria e Bashkuar edhe BE-ja duhet ta bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë dhe jo bllokimin e rrugëve dhe ndarjen.
“E tmerruar kur shoh se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse rihapet Ura e Ibrit. Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiqin dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb. Ta ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, tregon se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, ka shkruar ajo.
Appalled to see the EU threaten Kosovo with further negative measures should Ibar Bridge reopen.
This was agreed in 2015 with an implementation date of 2017 - why is it different to the other previous agreements EU is forcing Kosovo to uphold?
The new UK Govt and new EU team…— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 15, 2024
Kearns si kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka ngritur alarm se në Kosovë janë kontrabanduar armë nga Serbia dhe janë ruajtur në kishat ortodokse serbe, teksa pati njoftuar se transporti i tyre është bërë nëpërmjet autoambulancave dhe se këtë informatë e ka pasur edhe qeveria britanike.