I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Alexander Sasha Kasanof, është pritur të enjten nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai e ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti si dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të partive politike.
Kasanof është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier ka shkruar në rrjetin social X se pret vizitë produktive nga i dërguari amerikan, duke i adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar përparim në rrugën evropiane.
“Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjate për njerëzit e Kosovës, duke i adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe multietnik”, ka shkruar ambasadori amerikan.