Arbëri

Kabashi-Ramaj: PDK-ja synon blerjen e 6 helikopterëve

Besa Kabashi Ramaj

Kandidatja për deputete të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka deklaruar se blerja e helikopterëve operacional është e domosdoshme për Kosovën, duke u shprehur se partia e saj synon t’i blejë gjashtë në qeverisje.

Ajo ka thënë të hënën “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së se helikopterët duhet të blihen nga Kosova dhe të bëhen pjesë e njësisë së Forvës së Sigurisë së Kosovës.

“Për njësinë e helikopterëve parashihen të jenë 6 helikopterë, për çdo një helikopter operacional duhet të jetë në gjendje gatishmërie 24 orë. Ka kosto blerja e tyre dhe ideja është të blihen komplet nga vendi sepse edhe pas përfundimit të pagesave, këto duhet të jenë prone të shtetit pasi është sektor vital”, ka thënë Rama.

Sipas kandidates së PDK-së, mirëmbajtja fillestare e helikopterëve duhet të jetë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ajo ka deklaruar se blerja e helikopterëve duhet të bëhet brenda katër vjetëve.

“Kosova duhet të ketë rishikim periodik të sektorit të buxhetit...”, ka shtuar ajo.