Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për largimin e masës ndaj mallrave serbe.
Në njoftimin ambasadës italiane thuhet se kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.
“Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdar për mallrat nga Serbia. Është lëvizje kyç për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani i Rritjes”, thuhet në reagimin e ambasadës në platformën “X”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe.
Për këtë vendim kanë reaguar edhe SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Franca e Gjermania.