Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do ta vizitojë Shqipërinë më 23 qershor. Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Media e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nuk është njoftuar ende për agjendën e plotë të vizitës së izh-zëvendëspresidentit amerikan, por ai do të ketë takime me krerët më të lartë të politikës.
Është vizita e parë e Pences në Shqipëri, por jo edhe në Ballkan. Ai kishte vizituar Malin e Zi në vitin 2017.
Vizita e Pences ndodh vetëm pesë javë pas vizitës së ish-Sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo.