Arbëri

Ish-komandanti i FSK-së: Kosova duhet të ndajë për mbrojtje së paku 6% të GDP-së

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se duke marrë parasysh rrethanat e sigurisë globale, Kosova do të duhej të ndajë për mbrojtje së paku 6 për qind të bruto produktit vendor (GDP) për ta përshpejtuar tranformimin e FSK-së. 

Kastrati në një bisedë për “KTV” ka thënë se aktualisht Kosova po ndan 2 për qind të GDP-së për mbrojtje dhe se kjo është e pamjaftueshme. 

“Aeroplani kur ngrihet lartë, duhet fuqi 3-4 herë më të madhe për të bërë këtë. Ne po e ngremë ushtrinë në atë pjerrtësi derisa t’i plotësojë të gjitha kushtet, gjitha nevojat. Mendoj se Kosova do të duhej të ndante të paktën 6 për qind të GDP-së për ta përshpejtuar. Kemi probleme tjera me largimin e pjesëtarëve, e po ashtu pjesëtarët e FSK-së nuk po trajtohen aq sa duhet trajtuar”, ka thënë Kastrati.