Ish-këshilltari ligjor në UNMIK, Hansjoerg Strohmeyer, ka nisur dëshminë e tij të hënën në Gjykatën Speciale në Hagë.
Sipas prokurores Vega Iodice, e cila iu referua atij si dëshmitari 02183, ai mbajti këtë rol nga qershori në shtator të vitit 1999.
Sipas saj, Strohmeyer do të japë dëshmi lidhur me takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së, praninë e policisë ushtarake, si dhe momentet e tensionit mes Qeverisë së përkohshme dhe administratës ndërkombëtare.
"Dëshmitari 02183 ka qenë këshilltar juridik Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga qershori deri në shtator të 1999-ës. Dëshmitari 02193 do të japë dëshmi lidhur me situatën që ka parë në Kosovë kur ka mbërritur dhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së dhe çështjet që kanë diskutuar së bashku. Dëshmitari do të japë dëshmi për njësitë policore të UÇK-së, autoritetet lokale dhe tensionet që kanë pasur UNMIK-u me Qeverinë e përkohshme të Kosovës", ka thënë ajo.
Strohmeyer është autor i librit “Funksionimi i ndërhyrjeve shumëpalëshe: OKB-ja dhe krijimi i sistemeve të drejtësisë tranzicionale në Kosovë dhe Timorin Lindor”.
VIDEO: