Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndërhyrë sërish për t’i ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Të martën në këtë shesh është parë një grup nga Inspektorati që kanë dalë në terren për t’i ndalur punimet pa leje.
KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Një masë ndalimi të punimeve në këtë shesh ka ndodhur edhe para një muaji.
Pas kësaj mase për shkak të mungesës së pajisjes me leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore kanë nisur përplasjet midis këtyre institucioneve me Komunën e Prishtinës.
Projekti për sheshin “Xhorxh Bush”, që peshon 18.4 milionë euro, është i treti prej intervenimeve të mëdha në kryeqytet, për të cilin s’ka pajtim midis palëve.