Arbëri

Jakaj: Deputetët joaktivë në Kuvend u ndëshkuan

Naim Jakaj

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se deputetët joaktivë në legjislaturën e fundit të Kuvendit, në zgjedhjet e 9 shkurtit janë ndëshkuar nga qytetarët dhe nuk kanë arritur t’i marrin votat për të qenë sërish në Kuvend.

Ai ka shtuar se megjithatë ka pasur edhe deputetë që konsiderohen si ndër më aktivët në Kuvend, por se sipas numërimit të deritanishëm të votave nuk do të arrijnë të jenë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

“Nëse e shohim ministren Rozeta Hajdari prej deklaratave publike, prej sjelljes saj në raport me drejtësinë, publikun, Kuvendin, po është ndëshkim i votuesit. Ka edhe deputetë të legjislaturës së kaluar që nuk do ta marrin ulësen. Në analizat tona shohim që më shumë se gjysma e deputetëve të VV-së nuk kanë qenë aktivë. Një pjesë e madhe për mbi 7-8 herë janë deklaruar gjatë legjislaturës”, ka thënë ai në “Zgjedhjet në KOHË”.


Hyseni: PDK-ja dha shenjë më herët se donte të kishte deputetë të rinj

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë shenja se dëshiron ta reformojë Grupin Parlamentar. 

I ftuar në “Zgjedhjet në KOHË” të mërkurën, Hyseni ka thënë se vetëm në këtë parti kanë qenë 62 emra që kanë garuar për herë të parë. 

Megjithatë, sipas tij, edhe në këto zgjedhje fokusi ka qenë te liderët dhe te tre apo katër kandidatë që janë cilëssuar si kryesorë. 

“Te PDK-ja diku pak më shumë sesa gjysma e kandidatëve kanë qenë që garojnë për herë të parë. Kjo është një tregues që vetë partia ka qenë e interesuar. Shenjën e parë e kemi pasur nga kjo parti që ka qenë e interesuar ta përtërij grupin parlamentar, duke i futur 62 që garojnë për herë të parë. Nëse i shikojmë të 4 partitë se si i kanë favorizuar kandidatët, e vërejmë që fokusi ka qenë 3-4 kandidatë dhe në liderin. Shihet se partia me doemos e ka pasur fokusin në disa emra të caktuar”, ka thënë Hyseni.