Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar nisjen e procedurave për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune. Hyseni këtë e ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ai në një postim në Facebook, ka njoftuar se arsyeja kryesore e kësaj kërkese është mospërmbushja e detyrave dhe obligimeve nga Kuvendi Komunal, respektivisht për mosvotimin e buxhetit sipas afateve ligjore.
“Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.“, ka shkruar Hyseni.